Sport

Arsenali mban gjallë shpresën për top-katërshe

Arsenali ka mposhtur Middlesbroughin në xhiron e 33-të duke mbajtur gjallë akoma shpresën për top-katërshe.

“Topçinjtë” fituan me rezultat 1 me 2.

Alexis Sanchez shënoi i pari në ndeshje në minutën e 42-të. Rezultati u barazua menjëherë në fillim të pjesës së dytë nga Alvaro Negredo, ndërsa golin e fitores për ekipin e Arsene Wengerit e shënoi Mesut Ozil në minutën e 71-të.

Arsenali tani është i gjashti me 57 pikë të tubuara, tri më pak se Manchester Unitedi që është i pesti. 64 pikë ka City që është i katërti, por që ka një ndeshje më shumë se Arsenali e Unitedi. Në pozitën e tretë është Liverpooli me 66 pikë e dy ndeshje më shumë se “Topçinjtë”.