Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali favorit për sulmuesin Sarr

Arsenali është afër të sigurojë shërbimet e sulmuesit të krahut, Ismaila Sarr që është pjesë e skuadrës nga Franca, Rennes.

Mediumet franceze kanë raportuar të martën se Arsenali ka mposhtur konkurrencën e skuadrave tjera të Evropës, pasi për transferimin e 21-vjeçarit në fund të këtij edicioni ka ofruar 30 milionë euro dëmshpërblim, transmeton Koha Ditore.

Sarr pëlqehet nga trajneri Unai Emery, i cili gjatë këtij edicioni ka dërguar skautët për ta përcjellë disa herë nga afër.

Senegalezi ka kontratë me Rennesin deri në vitin 2021, kurse këtë edicion ka shënuar dhjetë gola dhe ka bërë 11 asistime në 41 paraqitje në të gjitha garat.

Në Evropë, karrierë ka bërë edhe te Metzi, kurse me Senegalin ka 11 ndeshje dhe tre gola të shënuar.