Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja pas Salibas

Paris Saint-Germaini ka shprehur interesim për mbrojtësin e Arsenalit, William Saliba. “L’Equipe” ka njoftuar të hënën se Parisi po bën gati ofertën për ta bindur Arsenalin në lirimin e 21-vjeçarit. Për transferimin e Salibas në afatin kalimtar të janarit, PSG-ja është gati të ofrojë 40 milionë euro.

Saliba këtë edicion është kthyer tek Arsenali pas huazimit te Marseille, dhe ka shkëlqyer me paraqitjet e tij tek ekipi anglez.

Në 11 paraqitje në të gjitha garat, ai ka kontribuar edhe me dy gola e një asistim. Saliba ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2024, por ende nuk ka vendosur nëse do ta firmosë kontratën e re me Arsenalin edhe pse ekipi nga Premier League tashmë i ka bërë ofertën.