Skuadra e Arsenalit ka shprehur interesim për shërbimet e qendërmbrojtësit të Barcelonës, francezit Samuel Umtiti.
E përditshmja britanike "Daily Mail" ka njoftuar të premten se klubi londinez tashmë ka kontaktuar Barcelonën për Umtitin, i cili pëlqehet nga trajneri Unai Emery, transmeton Koha Ditore.
Tek Arsenali janë të gatshëm të paguajnë dëmshpërblim deri në 50 milionë euro për 25-vjeçarin, i cili këtë edicion ka patur telashe me lëndimet dhe ka regjistruar vetëm dhjetë paraqitje. Umtiti ka kontratë me Barcelonën deri në verën e vitit 2023 dhe ka të përfshirë një klauzolë lirimi në vlerë prej 500 milionë eurosh.
Ai ka edhe 29 paraqitje me Përfaqësuesen e Francës.