Manchester City ka nisur bisedime fillestare për transferimin e mbrojtësit francez Samuel Umtiti nga Barcelona, bën të ditur "le10sport" të premten.
Barcelona është e gatshme të shesë Umtitin dhe ka vendosur çmimin në 60 milionë euro për të.
Ndonëse skuadra katalunase do të pranonte edhe një ofertë afro 50 milionë euro.
Manchester City është duke shqyrtuar mundësinë që të bëjë ofertë për mbrojtësin francez, ndonëse ende nuk është bërë një ofertë zyrtare.
Umtiti 25-vjeçar ka kontratë me Barcelonën deri në verën e vitit 2023. Në total stinorin e kaluar ai luajti 15 ndeshje dhe asistoi një gol.
Artikuj të ngjashëm