Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Umtiti në shitje

Arsenali synon transferimin e qendërmbrojtësit

Samuel Umtiti do të largohet nga Barcelona.

Mbrojtësi francez ka humbur vendin e titullarit te katalunasit dhe synon të largohet nga “Camp Nou”.

Interesim për Umtitin kanë shprehur tri skuadra angleze. Sipas “Mundo Deportivos”, skuadra e Arsenalit e dëshiron me çdo kusht lojtarin. Madje klubi londinez pritet të nisë negociatat me krerët e klubit spanjoll për Umtitin.

Për shërbimet e 26-vjeçarit në garë janë edhe West Hami dhe Evertoni.

Barcelona për ta liruar Umtitin po kërkon mbi 30 milionë euro.