Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Umtiti në shitje

Barcelona është në kërkim të një skuadre të re për Samuel Umtitin. Sipas mediave spanjolle, trajneri Ronald Koeman nuk llogarit në shërbimet e mbrojtësit francez.

Umtiti ka humbur edhe vendin e titullarit dhe këtë edicion ka vetëm gjashtë paraqitje në La Liga. Barcelona për Umtitin po kërkon rreth 20 milionë euro. Interesim për mbrojtësin francez ka shprehur Roma dhe Liverpooli.

27-vjeçari ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2023.

Artikuj të ngjashëm