Sport

City insiston për Umtitin

Manchester City është i vendosur që gjatë janarit të transferojë qendërmbrojtësin e Barcelonës, francezin Samuel Umtiti.

Madje, për kartonin e tij, City do të paguajë dëmshpërblim deri në 50 milionë euro, ka shkruar të mërkurën e përditshmja britanike “Daily Mail”.

City ka mungesa të mëdha në repartin e mbrojtjes për shkak të lëndimeve kurse Umtiti shihet si përforcim i duhur në këtë repart për pjesën e dytë të këtij edicioni, transmeton Koha Ditore.

25-vjeçari, këtë edicion ka vetëm gjashtë paraqitje te Barcelona në të gjitha garat dhe ka kontratë deri në vitin 2023.

Ai te Barça u transferua në vitin 2016 nga Lyoni për 25 milionë euro. Umtiti ka edhe 31 paraqitje me Përfaqësuesen e Spanjës.