Skuadra e Arsenalit po insiston për transferimin e sulmuesit nga Bregu i Fildishtë, Nicolas Pepe, në fund të këtij edicioni.
Tabloidi anglez "The Sun" ka raportuar të hënën se Arsenali është i gatshëm të paguajë 50 milionë euro dëmshpërblim për 23-vjeçarin. Pepe po shkëlqen këtë edicion te Lille dhe është njëri prej lojtarëve kryesorë në ekip.
Ai deri më tash ka shënuar 19 gola dhe ka asistuar 11 herë në 33 paraqitje në të gjitha garat. Pepe ka kontratë me Lillen deri në verën e vitit 2022. Te Lille është transferuar në vitin 2017 nga Angersi për dhjetë milionë euro dëmshpërblim.