Pas Liverpoolit, Bayernit, Arsenalit e Interit, edhe skuadra e Atletico Madridit është futur në garë për sulmuesin e Bregut të Fildishtë, Nicolas Pepe.
Gazeta franceze "L'Equipe" ka njoftuar të dielën se Atletico i ka ofruar Lillet 90 milionë euro dëmshpërblim për Pepen, që e sheh si zëvendësim për francezin Antoine Griezmann.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPepe ka shkëlqyer edicionin e fundit duke shënuar 23 gola dhe duke asistuar 12 herë në 41 ndeshje në të gjitha garat për Lillen. Ai ka kontratë me ekipin francez deri në vitin 2022.
24-vjeçari te Lille është transferuar në vitin 2017, kurse ka edhe 11 ndeshje e katër gola të shënuara për Përfaqësuesen e Bregut të Fildishtë.