Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali vendos në verë për të ardhmen e Pepes

E ardhmja e Nicolas Pepes te Arsenali do të vendoset gjatë verës së këtij viti, ka raportuar “Evening Standard”.

Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë ka luftuar për të përmbushur çmimin rekord prej 80 milionë eurosh të paguar për të. Ai u transferua nga kampioni i Francës, Lille, në vitin 2019.

Pepe ka vetëm një ndeshje si titullar në Premier League që nga tetori dhe i është afruar dy vjetëve të fundit të kontratës së tij me Arsenalin.

Arsenali ka vendosur që në verë të marrë vendim për të ardhmen e Pepes.

Artikuj të ngjashëm