Skuadra e Milanit ka shprehur interesim për sulmuesin e Arsenalit, Nicolas Pepe. Bëhet e ditur se Pepe ka kërkuar largimin nga ekipi londinez dhe Milani është i gatshëm të bëjë ofertë për transferimin e tij gjatë afatit kalimtar të janarit.
Kartoni i tij, aktualisht vlerësohet rreth 35 milionë euro. 26-vjeçari k ëtë sezon ka shënuar një gol dhe ka bërë tre asistime në nëntë ndeshje për Arsenalin, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2024.
Pepe iu bashkua Arsenalit në vitin 2019 nga Lille për 75 milionë euro.