Ylli i skuadrës së NBA-së, Brooklyn Nets, Kyrie Irving ka thënë se tifozët po trajtojnë lojtarët sikur të jenë “në kopsht zoologjik”. Reagimi i Irvingut erdhi pasi një tifoz u arrestua se hodhi një shishe me ujë në drejtim të tij në ndeshjen e të dielës.
Shishja ishte afër ta godiste Irvingun, ndërsa ai u largua nga fusha pas fitores 141:126 të Brooklynit ndaj Boston Celticsit në plejofin e NBA-së, raporton BBC.
Incidenti vjen pasi pesë spektatorëve iu dha suspendim pas incidenteve të tjera javën e kaluar.
Irving ka thënë se sporti është tash në “udhëkryq”.
“Ka qenë mënyra për argëtim për një kohë të gjatë me racizmin dhe thjeshtë duke i trajtuar njerëzit sikur të jenë në një kopsht zoologjik njerëzor”, ka thënë Irving.
Edhe
Irvingu udhëheq Brooklynin drejt plejofit
Javën e kaluar, fundori i Washington Wizardsit, Russell Westbrook, është dashur të frenohej nga sigurimi pasi një tifoz hodhi pupagjelë në drejtim të tij.
Nëdërkohë Trae Young i Atlanta Hawksit ishte pshtyrë, ndërsa tre tifozë të Utah Jazzit u larguan po ashtu nga arena pasi kishin ngacmuar familjen e Ja Morantit të Memphis Grizzliesit.
Bashkëlojtari i Irvingut, Kevin Durant ka thënë se tifozët duhet të “rriten”.
“Ne nuk jemi kafshë. Nuk jemi në cirkus. Nëse vjen në lojë nuk bëhet gjithçka për ty. Duhet të keni respekt për lojën”, ka thënë Durant.
Irving shënoi 39 pikë, ndërsa Brooklyni ka marrë epërsinë 3:1 ndaj Bostonit në serinë e plejofit.
Në ndeshjet tjera të dielën, Phoenisi mposhti LA Lakersin me 100:92, duke barazuar serinë në 2:2. Në këtë ndeshje u lëndua Anthony Davis i Lakersit.
Edhe
Irving shënon 60 pikë në fitoren e Brooklynit
LA Clippersi ndërkohë mposhti Dallas Mavericksin me 106:81, duke barazuar serinë po ashtu në 2:2.
Atlanta Hawks mposhti New York Knicksin me rezultat 113:96. Atlanta po kryeson 3:1 në serinë e plejofit.