Fundori i Washington Wizardsit, Russell Westbrookut, u desh të ndalohej nga siguri pasi një tifoz ka gjuajtur me pupagjela në drejtim të tij në humbjen 120:95 të skuadrës së tij në udhëtim ndaj Philadelphia 76ers në plejofin në NBA.
Incidenti ndodhi ndërsa Westbrook po largohen nga fusha pas lëndimit të kyçit të këmbës, raporton BBC.
“Nuk do të guxonte të dilte në rrugë e të më gjuante pupagjelë në kokë, pasi e di se çfarë ndodhë. Në këto arena, duhet të fillosh të mbrosh lojtarët. Ne do të shohim se çfarë masa do të marrë NBA”, raporton Westbrook.
76-ers është në epërsi 2:0 ndaj Washington Wizardsit në plejofin në Konferencën Lindore të NBA-së.
Tifozi ka hedhur pupagjelë në drejtim të Westbrookut derisa ai po futej në tunel, kur kishin mbetur 10 minuta deri në fund. Tifozi u përjashtua.
“Ishte pa klasë, e papranueshme, dhe nuk do të tolerojmë këtë në arenën tonë. Ne jemi krenar të kemi tifozët më pasionantë në vend, por kjo sjellje nuk ka vend në arenën tonë”, ka thënë presidentja e Philadelphias, Valerie Camillo.
Në ndeshjet tjera të mërkurën mbrëma, New York Knicks triumfoi 101:92 ndaj Atlanta Hawksit, duke barazuar serinë në Konferencën Lindore në 1:1.
Ndërkohë Utah Jazz triumfoi 141:129 ndaj Memphis Grizzliesit, duke barazuar në 1:1 shifrat në ndeshjen e serisë së plejofit të Konferencës Perëndimore në NBA.