Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arrestohet mesfushori i Newcastlet, Joelington

Mesfushori i Newcastle Unitedit, Joelington, është akuzuar për ngasje të veturës në gjendje të dehur dhe do të paraqitet në gjykatë në fund të këtij muaji. Joelington ishte ndaluar nga policia në orët e para të së enjtes dhe ishte arrestuar nga oficerët.

Ai ishte duke vozitur në gjendje të dehur dhe shumë përtej limitit të caktuar.

Joelington do të paraqitet në gjykatë më 26 janar, dy ditë pas ndeshjes që Newcastle e luan kundër Southamptonit në kuadër të gjysmëfinales së Kupës EFL.

Ekipi anglez kishte paguar mbi 40 milionë euro për ta transferuar Joelingtonin në vitin 2018 nga Hoffenheimi, ndërsa thuhet se braziliani ka pagë javore prej 100 mijë eurosh.