Mesfushori i Newcastle Unitedit, Joelinton, do të jetë jashtë fushës së gjelbër për gjashtë javë për shkak të një lëndimi muskulor.
27-vjeçari u lëndua në Kupën FA në fitoren 3:0 kundër Sunderlandit të shtunën.
Braziliani ka zhvilluar 23 paraqitje këtë edicion dhe ka shënuar tre gola e ka dhuruar katër asistime.
Lajmin për lëndimin e tij e ka konfirmuar trajneri i Newcastlet, Eddie Howe, të premten.
Newcastle do të luajë të shtunën kundër Manchester Cityt në Premier League nga ora 18:30.