Futboll

Joelinton mungon në pjesën e mbetur të sezonit pas lëndimit në gju

Joelinton

Trajneri Eddie Howe ka thënë se mesfushori Joelinton nuk pritet të luajë për Newcastlen në këtë edicion, për shkak të lëndimit në gju.

Kur kanë mbetur edhe katër xhiro deri në fund të kampionatit anglez, mungesa e tij mund të jetë goditje e madhe për skuadrën që e kërkon Ligën e Kampionëve në edicionin tjetër.

Newcastle aktualisht është në zonën e Championsit me 62 pikë.

28-vjeçari mungoi në fitoren 3:0 në javën e kaluar ndaj Ipswichit, ndërsa Howe theksoi se ai u kthye në Brazil.

“Me Joen nuk i dihet sepse ai është shumë i motivuar për të provuar për t’u kthyer. Duhet të presim dhe të shohim nëse ai mund të kthehet deri në fund të sezonit, por ka mundësi që nuk do t’ia arrijë”, ka deklaruar Howe të premten në konferencën për shtyp.

Newcastle të dielën luan në udhëtim te Brightoni, nga ora 15:00.