Pak ditë para nisjes së edicionit 2019/20 në Superligën e Kosovës, KB Peja që iu kthye garave pas një viti pauzim, mori një lajm të hidhur.
Njëri prej lojtarëve kryesorë të ekipit, Drilon Hajrizi, pësoi lëndim dhe duhet të pauzojë për disa muaj. Kjo goditje ishte e madhe për Pejën që synim ka të marrë vendin e saj në skenën e basketbollit.
Megjithatë, KB Peja stinorin e ri e nisi me fitore edhe në mungesë të Hajrizit. Triumfoi në udhëtim ndaj Ponte Prizrenit me shifrat 78:70.
Në këtë ndeshje, në skenë doli një tjetër "lojtar vendor". Ishte plejmejkeri amerikan Malcolm Armstead, i cili udhëhoqi Pejën me 28 pikë, gjashtë asistime e tri kërcime. Armstead llogaritet vendor, pasi është i pajisur me pasaportën e Kosovës.
Ai vitin e shkuar është natyralizuar, kurse këtë vit ka zhvilluar edhe një ndeshje me fanellën e Përfaqësueses së Kosovës. Kështu që në mungesë të Hajrizit, Armstead do të jetë ai që do ta ketë barrën e lojtarit vendor te Peja. Armstead pak javë pa nisur edicioni u zyrtarizua si përforcim i skuadrës pejane, e cila vitin e shkuar nuk garoi fare në Superligë për shkak të borxheve të mëdha ndaj FIBA-s.
"Jam i lumtur me fitoren e ekipit, pasi vetëm kjo ka rëndësi. Këtë edicion, duam që të tregojmë së bashku lojëra të mira, në mënyrë që të kemi mundësinë për të luftuar për trofe. Unë kam bërë punën time në ndeshjen e parë", është shprehur Armstead 30-vjeçar në një bisedë për gazetën.
Periudha e vështirë në Kosovë
Për Armsteadin, ky është viti i shtatë si profesionist, pasi në Evropë luan prej vitit 2013.
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK), vitin e shkuar pati njoftuar për natyralizimin e Armsteadit me këshillën e ish-përzgjedhësit Brad Greenberg....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)