Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arlind Ajeti vazhdon në Serie C

Arlind Ajeti karrierën do ta vazhdojë në Serie C të Italisë. Mbrojtësi kosovar është zyrtarizuar te skuadra Pordenone.

Lajmi është konfirmuar nga klubi italian të martën.

Ajeti ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me ekipin që garon në kategorinë e tretë italiane.

Sezonin e shkuar 28-vjeçari ishte pjesë e skuadrës Padova , po ashtu në Serie C.

Ish-reprezentuesi i Shqipërisë, Ajeti, ka luajtur në Serie A në të kaluarën. Por ka rënë dukshëm në vitet e fundit.