Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arda Turan pensionohet nga kombëtarja turke

Pas vendimit që të përjashtohet për ndeshjen me Kosovës, ylli i Barcelonës, Arda Turan, i ka dhënë fund karrierës sa i përket paraqitjeve për kombëtaren turke.

Turan u përjashtua nga skuadra pasi kishte sulmuar një gazetar sportiv për shkak të disa publikimeve që kishte bërë ky i fundit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në një konferencë të shkurtër për media, Turan ka thënë se pas vendimit që të mos luajë ndaj Kosovës në kualifikimet për Botëror, ka ardhur koha që t’i japë fund karrierës për fanellën e Turqisë.

“I jap fund karrierës sime për ekipin kombëtar. Shpresoj që kombëtarja të ketë sukses. Bisedova me ekipin dhe presidentin e federatës dhe vendosën që të mos jem pjesë e ndeshjes ndaj Kosovës. Ishte e rëndë për mua dhe tani mendoj se është koha që të ndahem nga karriera ime për fanellën kombëtare”, ka thënë ai.