Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arda Turan përjashtohet nga Turqia, nuk luan ndaj Kosovës

Sipas mediave turke, ylli i Barcelonës, Arda Turan, është përjashtuar nga kombëtarja turke pasi kishte sulmuar një gazetar të sportit gjatë udhëtimit me aeroplan.

Gazeta “Hurriyet” shkruan se përzgjedhësi i Turqisë, Fatih Terim, ka përjashtuar Turanin nga ushtrimet në Slloveni para ndeshjes ndaj Kosovës të dielën në Kualifikimet për Botëror.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Incidenti ndodhi një ditë më parë pas ndeshjes miqësore me Maqedoninë.

Turan raportohet se ka sulmuar gazetarin Bilal Mese pas disa artikujve që kishte shkruar ai për yllin e Barçës.