Mesfushori turk i ka hapur vetes probleme në prag të ndeshjes kualifikuese me Kosovën.
Përfaqësuesja e Kosovës do të ndeshet të dielën me Turqinë në Shkodër në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.
Mirëpo te skuadra kundërshtare gjërat nuk janë duke shkuar në mënyrën më të mirë, transmeton KosovaPress.
Pas ndeshjes miqësore me Maqedoninë të hënën teksa skuadra ndodhej në aeroplan për t’u kthyer në Turqi ka ndodhur një incident.
Arda Turan ka pasur një debat të nxehtë me gazetarin sportiv të përditshmes Milliyet, Bilal Mese. Futbollisti i Barcelonës madje i ka vënë duart në fyt. Mediat turke zbulojnë se lojtari është mbajtur nga personat e pranishëm, teksa po ushtronte dhunë ndaj gazetarit.
Edhe
Skandal në Kupën e Botës, lojtarët e Turqisë kapen duke pirë duhan
Kjo përleshje është shoqëruar me debate të shumta në Turqi, teksa cilësohet si e papranueshme që një lojtar profesionit të bëjë një veprim të tillë.
Tensionet mes Ardas dhe gazetarit në fjalë kishin nisur një vit më parë, më saktësisht gjatë Kampionatit Evropian në Francë, ku ky i fundit kishte raportuar se disa futbollistë kanë pranuar premi të majme dhe një ndër ta ka qenë edhe Arda.