Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arda Turan i përgjigjet kritikave për peshën, fajëson kamerën

Ish-ylli i Barcelonës, Arda Turan është kritikuar për fizikun e tij pasi kaloi pesë muaj jashtë fushës.

Turan 34-vjeçar luajti pas pesë muaj pauzë të shtunën për Galtasarayn që u mposht nga Giresunspori 1:0. Ai u paraqit 30 minutat e fundit, por në sy ka rënë mbipesha.

Në një fotografi në profil vërehet se Turan ka më shumë peshë se zakonisht. Ka pasur edhe shumë të tillë që janë tallur me peshën e Turanit. Por, ai ka fajësuar kamerat.

“Rezultati i gjitha sakrificave të bëra për muaj të tërë. Mund i madh me njerëzit që punoj. Është populizëm i lirë, i krijuar nga një rezultat i një fotografie të bërë nga një kënd tjetër”, ka shkruar Turan në rrjetet sociale të dielën.