Arda Turan ka konfirmuar të hënën se është pensionuar nga futbolli aktiv në moshën 35-vjeçare.
Turan e nisi karrierën si senior te Galatasaray në vitin 2004. E fitoi Superligën e Turqisë dhe trofeun e Kupës dhe Superkupës së Turqisë.
Në vitin 2011 iu bashkua Atletico Madridit dhe e fitoi Ligën e Evropës në vitin 2012, dhe La Ligën në vitin 2014.
Turan lëvizi drejt Barcelonës në vitin 2015 dhe e fitoi La Ligën.
Përveç La Ligës, me Barçën ka të fituar edhe dy Kupa të Mbretit, një Superkupë të Spanjës, Kupën e Botës për Klube dhe një Superkupë të Evropës.
Turan karrierë ka bërë edhe te Bashakshehiri në Turqi.
Edhe
Varane pensionohet nga futbolli
“Ka qenë një rrugëtim i shkëlqyer për mua, nënën e babanë tim, vëllain tim, gruan dhe fëmijën tonë. Shpresoj se i tillë ka qenë edhe për ju. Ka qenë e vështirë, por e bukur po ashtu. Tani është koha t’i varë këpucët në gozhdë, me lot por me guxim”, ka thënë ndër të tjera Turan në një video të postuar në “Twitter”.
Turan synon që ta vazhdojë punën si trajner i futbollit.