Kapiteni i Turqisë, Burak Yilmaz, ka njoftuar për pensionimin e tij nga përfaqësuesja turke.
Ai e shënoi një gol por e humbi një penallti të enjten mbrëma, në humbjen e Turqisë nga Portugalia 3:1, në kuadër të plejofit për kualifikim në Kupën e Botës.
Yilmaz 36-vjeçar, nuk arriti që ta konkretizonte penalltinë në minutën e 85-të, e që do ta barazonte rezultatin në 2:2.
“Nëse do ta shënoja atë penallti, do të ishte shumë e vështirë për Portugalinë. E humba atë mundësi dhe jam i shokuar”, kishte thënë Yilmaz pas ndeshjes.
“Dua të njoftoj se kjo ka qenë ndeshja ime e fundit me përfaqësuese. Duhet të bëhen ndryshime”, ka thënë Yilmaz.
Artikuj të ngjashëm