Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arbëria dhe Drenica barazojnë në Gjilan

Arbëria dhe Drenica kanë marrë nga një pikë.

Të dielën në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, Arbëria vendëse dhe Drenica barazuan me rezultatin 1:1 në kuadër të xhiros së 34-rt në Superligën e Kosovës në futboll.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ky barazim më shumë i ka konvenuar skuadrës së Drenicës që tashmë pozicionohet në vendin e gjashtë me 42 pikë.

Arbëria mbetet në pozitën e parafundit në tabelë me 37 pikë pas 34 ndeshjeve të zhvilluara.

Për skuadrën e drejtuar nga Arbnor Morina shënoi sulmuesi Marclei Dos Santos në minutën e 23-të.

Ndërkohë, shpëtimtar i Drenicës edhe në këtë duel ishte sulmuesi i huazuar nga Prishtina, Kreshnik Uka. Uka shënoi nga penalltia në minutën e 58-të.

Në xhiron e ardhshme, Arbëria do të luajë sërish si vendëse kundër Llapit, ndërsa Drenica e pret në shtëpi kampionen në fuqi, Dritën.