Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Araujo mund të zëvendësohet nga Koulibaly

Barcelona është e vendosur të arrijë sa më shumë këtë edicion dhe ta përforcojë skuadrën për sezonin e ardhshëm.

Një nga pozitat për të cilat ka nevojë për përforcim është qendra e mbrojtjes. Emri më i pëlqyer mbetet Kalidou Koulibaly, të cilin e dëshiron edhe vetë trajneri Xavi Hernandez, shkruan “Mundo Deportivo” të enjten.

Kontrata e Koulibalyt skadon në vitin 2023, ndërsa është raportuar se Barcelona tashmë ka kontaktuar menaxherin e tij, shqiptarin Fali Ramadani.