Menaxheri i Kalidou Koulibalyt, Fali Ramadani, ka thënë se aktualisht nuk është në bisedime me asnjë klub për transferimin e tij, madje as me Napolin.
Është folur shumë se Koulibaly mund të largohet në verë, por menaxheri i tij ka theksuar se për momentin ende nuk ka asgjë konkrete.
“Ka shumë spekulime. Dua ta sqaroj se nuk jemi në bisedime me ndonjë klub për Koulibalyn aktualisht. Jemi duke pritur t’i takojmë zyrtarët e Napolit për ta bërë zgjidhjen më të mirë për të dyja palët”, ka thënë Ramadani për “CorSport” të dielën.
Koulibaly ka luajtur 34 ndeshje dhe ka tre gola e po aq asistime