Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Anulohet gara e MotoGP në Japoni shkaku i pandemisë

Foto: Reuters

Japonia për herë të parë që nga viti 1986 nuk do të organizojë një garë në një edicion të MotoGP. Autoritetet në Japoni të hënën kanë anuluar garën e paraparë të organizohet në Motegi më 18 tetor për shkak të pandemisë COVID-19, shkruan agjencia Reuters.

Kështu që garat në MotoGP do të organizohen në Evropë deri në mesin e nëntorit.

Është gara e gjashtë në kalendarin 2020 të MotoGP që është anuluar.

Carmelo Ezpeleta, shefi-ekzekutiv i kompanisë Dorna, që është promotor i MotoGP, ka thënë se këtë stinor do të koncentrohen që të organizojnë sa më tepër gara në Evropë deri në mesin e nëntorit.

“Garat jashtë Evropës, nëse janë të mundura, duhet të organizohen pas mesit të nëntorit – që dot ë jetë tepër vonë për organizimin e garës në Japoni”, ka thënë spanjolli Ezpeleta.

MotoGP po shpreson të rifillojë me gara në Spanjë në korrik. Gjermania, Holanda, Finlanda, Britania e Madhe dhe Australia kanë anuluar garat, ndërsa Franca, Italia dhe Katalonja i kanë