Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ansu Fati i gatshëm për Superkupë kundër Real Madridit

Xavi ka konfirmuar se Ansu Fati do të jetë i gatshëm të luajë për Barcelonën në Superkupën e Spanjës kundër Real Madridit.

Lajmi është bërë i ditur nga trajneri i skuadrës “Blaugrana” në konferencën për shtyp para takimit të La Ligës kundër Granadas.

“Ansu është mirë. Kam pasur disa dyshime nëse ai do të luajë të shtunën dhe kam preferuar që ai të mos luaj. Duam që Ansu të jetë 100% i gatshëm për lojë dhe rikthimi i tij do të jetë lajm i shkëlqyer për ne. Ai ka punuar mirë dhe ka treguar ambicie të mëdha. Mund të bëj diferencë të madhe dhe nuk duam të rrezikojmë që ta humbim për tërë pjesën e mbetur të sezonit”, theksoi Xavi.

Gjysmëfinalja mes Barcelonës dhe Real Madridit në Superkupë do të luhet më 12 janar. Gjysmëfinalja tjetër luhet një ditë më vonë, mes Atletico Madridit dhe Athletic Bilbaos.