Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, do ta ketë një mungesë të madhe në ndeshjen finale të Superkupës së Spanjës kundër Real Madridit.
Sulmuesi i krahut, braziliani Raphinha nuk do të jetë në dispozicion të Xavit për këtë ndeshje, e cila zhvillohet të dielën prej orës 20:00 në Arabinë Saudite.
Raphina nuk do të paraqitet në finale për shkak të lëndimit që e pësoi në duelin gjysmëfinal kundër Osasunas, të cilin Barcelona e fitoi me rezultatin 2:0.
Shkaku i lëndimit, Raphinha u detyrua të largohet nga fusha në fillim të pjesës së parë dhe pritet t’i mungojë Barcelonës për disa javë.
27-vjeçari këtë edicion ka katër gola e shtatë asistime në 20 paraqitje në të gjitha garat, ndërsa me Barçën ka kontratë deri në verën e vitit 2027.