Përfaqësuesja e Anglisë nuk ka dhënë paraqitje të mirë kundër debutuesit, Haitit, në ndeshjen e parë të Kupës së Botës për futbolliste.
Anglia megjithatë fitoi me rezultatin 1:0.
Ky ballafaqim i takoi Grupit D, ku është edhe Danimarka dhe Kina.
Golin e vetëm në këtë ballafaqim e shënoi Georgia Stanway, në minutën e 29-të nga penalltia.
Në fakt gjuajtjen e parë të Stanwayt e priti portieria kundërshtare, por jo në mënyrë të rregullt.
Gjyqtarja e vlerësoi të parregullt pasi e rishikoi situatën në VAR, e më pas mesfushorja nuk gaboi dhe shënoi për golin e fitores.
Anglia, që ka humbur vetëm një herë në 33 ndeshjet e fundit, do të luajë të premten kundër Danimarkës në ndeshjen e dytë të grupit.
Danimarka mposhti Kinën 1:0.