Mbrojtësi i krahut të majtë i Leipzigut, Angelino, dëshiron që të kthehet në vendlindjen e tij, në Spanjë.
“Të luajë në Spanjë një ditë mbetet ëndrra ime. Kam qenë jashtë shtetit që prej moshës 15-vjeçare. Dua të kthehem dhe të luaj për klubin e vendit tim, Deportivo La Coruna”, ka thënë të dielën 25-vjeçari, fitues i Kupës së Gjermanisë, në një intervistë dhënë gazetës gjermane “Bild”.
“Por, mos u bëni merak, për momentin çdo gjë është në rregull. Dua të jem i suksesshëm me Leipzigun në sezonin e ardhshëm. Familja ime tani do të jetë afër. Dhe më pas do të kem çdo gjë që më bën të lumtur”, është shprehur ai.
Artikuj të ngjashëm