Përfaqësuesja e Polonisë ka shënuar fitore bindëse në shtëpi ndaj Andorrës me rezultatin 3:0.
Vendasit e dominuan këtë takim por shënuan vetëm tre gola. Në minutën e 30-të Robert Lewandowski kaloi në epërsi vendasit në 1:0.
Në pjesën e dytë sulmuesi i Bayern Munichut, Lewanodwski shënoi edhe në minutën e 55-të për të dyfishuar epërsinë.
Nikoqirët golin e tretë dhe të fitores e shënuan në minutën e 88-të me Karol Swiderski.
Me këtë fitore Poloni ka katër pikë pas dy ndeshjeve dhe renditet në pozitën e dytë me katër pikë në grupin I.