Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Anglia fiton bindshëm ndaj Andorrës

Përfaqësuesja e Anglisë ka shënuar fitore të lehtë në udhëtim te Andorra.

“Tre luanët” fituan të shtunën me rezultatin 5:0. Në minutën e 17-të Jadon Sancho shërbeu Ben Chilëell për 1:0.

Anglezët golin e dytë e shënuan me Bukayo Saka në minutën e 40-të për 2:0.

Në pjesën e dytë mysafirët shënuan edhe tre gola të tjerë.

Ishte sulmuesi Tammy Abraham që ngriti epërsinë në 3:0 në minutën e 59-të.

Edhe Fitorja e katërt e Anglisë në rrugën drejt Botërorit Futboll 10 muaj më parë Fitorja e katërt e Anglisë në rrugën drejt Botërorit

Golin e katërt e shënoi James Ward-Prowse derisa për rezultatin final 5:0 u përkujdes Jack Grealish

Me këtë fitore Anglia është në pozitën e parë në grupin I, me 19 pikë.