Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Polonia mposht pa problem San Marinon

Përfaqësuesja e Polonisë ka shënuar fitore në shtëpi duke e mposhtur San Marinon me rezultatin 5:0.

Vendësit kaluan në epërsi në minutën e 10-të me anë të Karol Swiderski.

Vetëm dhjetë minuta më vonë nikoqirët dyfishuan epërsinë me autogolin e shënuar nga Cristian Brolli.

Golin e tretë për Poloninë e shënoi Tomasz Kedziora për rezultatin 3:0.

Deri në fund vendësit shënuan edhe dy gola të tjerë. Adam Buksan dhe Krzysztof Piatek realizuan për rezultatin final 5:0.

Artikuj të ngjashëm