Përfaqësuesja e Polonisë ka shënuar fitore bindëse në udhëtim te Andorra, me rezultatin 4:1.
Me këtë fitore polakët kanë siguruar të paktën pozitën e dytë në Grupin I të kualifikimeve për Botëror.
Fitorja u vendos në pjesën e parë, ku Polonia shënoi tre gola. Robert Lewandowski e Kamil Jozwiak shënuan për 2:0 derisa ngushtoi në 2:1 Marc Vales. Në fund të pjesës së parë, Arkadiusz Milik ngriti epërsinë në 3:1.
Në pjesën e dytë Polonia shënoi edhe një herë me sulmuesin e Bayern Munichut, Robert Lewandowski për rezultatin 4:1.
Me këtë fitore Polonia është e dyta në Grupin I me 20 pikë, tri më pak se Anglia që është në pozitën e parë.
Polonia takohet me Hungarinë më 15 nëntor, ndërsa San Marino e pret Anglinë.