Joern Andersen gjatë kishte shpresuar të ushtronte zejen e trajnerit edhe në Azi, por ish-reprezentuesi i Norvegjisë në futboll kurrë nuk ka imagjinuar se një ditë do të punonte për përfaqësuesen e një prej shteteve më të mbyllura në botë, shkruan Reuters.
Pak më tepër se një vit më parë, 54-vjeçari është bërë trajneri i parë i huaj i përfaqësueses së Koresë së Veriut për më tepër se një çerek shekulli dhe tash është duke shpresuar të udhëheqë përfaqësuesen drejt Botërorit të tretë, përcjell Koha Ditore.
"Unë shkova në maj të vitit të kaluar në Pyongyang dhe jam duke jetuar atje dhe po punoj me përfaqësuese si me një klub çdo ditë. Jam shumë i lumtur me situatën. Në fund të vitit 2015, unë isha duke stërvitur Austria Salzburgun dhe një biznesmen nga Gjermania më telefonoi për të shikuar nëse jam i interesuar të bëhem seleksionues në Azi, më saktësisht në Kore të Veriut. Unë isha gjithmonë adhurues i Azisë dhe kam punuar me shumë lojtarë aziatikë më herët, më pëlqen mentaliteti i lojtarëve, kështu që për mua ishte një ëndërr të shkoja në Azi", rrëfen Andersen.
Marrëdhënia e Koresë së Veriut me komunitetin ndërkombëtar të futbollit ka pasqyruar izolimin e saj gjeopolitik për më tepër se tri dekada, ku përfaqësuesja e vendit ka paraqitje jo të rregullta nëpër gara rajonale....(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.