Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ancelotti pret që treshja me përvojë të mbetet në klub

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, po shpreson që treshja me përvojë e skuadrës, Karim Benzema, Luka Modriq dhe Toni Kroos, ta vazhdojnë qëndrimin me klubin e La Ligas.

Kontratat e të tre futbollistëve me skuadrën madrilene u skadojnë në fund të këtij sezoni.

“Topi i Artë”, Benzema 35-vjeçar dhe 37-vjeçari i mesfushës, kroati Modriq, kanë ndihmuar Realin t’i fitojë pesë trofe të Ligës së Kampionëve, ndërsa ish-reprezentuesi i Gjermanisë, Kroos 33-vjeçar, ka fituar katër Liga të Kampionëve.

“Mendoj se ata do të qëndrojnë. Ne i vlerësojmë lojtarët nga ajo çfarë ata bëjnë, jo nga mosha”, ka thënë Ancelotti.