Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Sevillas.
Trajneri italian ka bërë të ditur se Luka Modriq do ta mbyllë karrierën te Real Madridi.
“Karriera e tij do të përfundojë këtu, nuk e di kur, por kjo është ideja. Luka nuk ka probleme me rinovimin dhe as klubi, gjithçka është mjaft e qartë”, deklaroi Ancelotti.
36-vjeçarit kontrata me Real Madridin i skadon në qershor të këtij viti.
Kroati është një ndër lojtarët kryesorë te madrilenët këtë edicion. Ai këtë edicion në të gjitha garat ka shënuar tre gola dhe ka bërë nëntë asistime.