Luka Modriqi është i vendosur të përfundojë karrierën te Real Madridi.
Mesfushori ka arritur marrëveshje personale me madrilenët për vazhdimin e kontratës, ka njoftuar “AS”.
Me rinovimin e kontratës, Modriq do të jetë te Reali deri në vitin 2023, me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.
Mësohet se 36-vjeçari u ka bërë me dije drejtuesve të klubit se dëshiron që karrierën ta përfundojë në “Santiago Bernabeu”.
Modriqi është pjesë e klubit spanjoll që nga viti 2012 kur u transferua nga Tottenhami.
Artikuj të ngjashëm