Real Madridi dëshiron ta mbajë në skuadër Luka Modriqin. Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se trajneri Carlo Ancelotti llogarit në shërbimet e mesfushorit.
Kroati ka nisur bisedimet për rinovimin e kontratës dhe parimisht ka arritur marrëveshje me klubin.
Modriq do ta rinovojë për një vit kontratën që do ta mbajë atë në “Santiago Bernabeu” deri në verën e vitit 2023.
Këtë edicion kroati ka luajtur në 26 ndeshje në të gjitha garat për Realin duke shënuar dy gola dhe asistuar pesë herë.