Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Real Madridi llogarit në Modriqin

Real Madrid është duke përgatitur një kontratë të re për mesfushorin Luka Modriq. Mesfushori kroat pritet të mbetet te skuadra spanjolle së paku edhe për një vit.

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, raportohet se llogarit në shërbimet e 36-vjeçarit. Kontrata aktuale e Modriqit skadon në vitin 2022.

Kroati është pjesë e madrilenëve që nga viti 2012 kur u transferua nga Tottenhami.

Këtë sezon ka 11 paraqitje në të gjitha garat dhe ka kontribuar me tri asistime.