Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ancelotti ka plane për pensionim

Carlo Ancelotti

Carlo Ancelotti

Carlo Ancelotti nuk pritej që verën e kaluar t’i bashkohej Real Madridit, njësoj siç nuk e kishte pritur vetë italiani.

Askush nuk e ka imagjinuar që ai do ta fitonte më pas Ligën e Kampionëve dhe La Ligën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Karriera e italianit mund të përfundojë te Real Madridi.

Një ditë para ndeshjes në udhëtim tek Almeria, trajneri i madrilenëve, Ancelotti, ka folur për mediumin italian “Il Messaggero” dhe ka bërë të ditur se kjo mund të jetë puna e tij e fundit me ndonjë klub si trajner.

“Periudha me Real Madridin do të jetë e fundit në karrierën time. Pas Realit do të pensionohem. Real Madridi është kulmi i futbollit”, ka thënë Ancelotti, të shtunën.

Ancelotti e ka fituar katër herë Ligën e Kampionëve, si dhe është trajneri i parë që ka fituar tituj në pesë ligat më të forta evropiane të futbollit.