Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Amiri i Leverkusenit infektohet me koronavirus

Nadiem Amiri i Bayer Leverkusenit është infektuar me koronavirus, ka njoftuar klubi i Bundesligës të enjten.

24-vjeçari menjëherë është izoluar pas testit pozitiv të marrë të martën.

Leverkuseni të shtunën do të jetë pa Amirin në udhëtimin te Leipzigu në kuadër të xhiros së 19-të në Bundesligë.

Ai ka luajtur në 25 ndeshje në të gjitha garat në këtë edicion. Ka kontribuuar me pesë gola dhe nëntë asistime.

Leverkuseni renditet në vendin e tretë me 32 pikë pas 18 ndeshjeve në Bundesligë. Ka tri pikë më pak se Leipzigu i vendit të dytë dhe dhjetë më pak se lideri, Bayern Munichu.