Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Amiensi me peticion kundërshton largimin nga elita

Klubi i Ligue 1 të Francës, Amiens ka nisur një peticion, pas vendimit që të largohet nga elita para se të kompletohej stinori.

Liga e Futbollit të Francës (LFP) ka vendosur të mos e vazhdojë edicionin 2019-20 në dy rangjet e para të futbollit, pasi kufizimet e qeverisë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit nuk e lejonin këtë.

Paris Saint-Germain u shpall kampion, ndërsa Amiens dhe Toulouse u vendos të largohen nga elita, duke u marrë renditja në momentin e pezullimit të kampionatit, si renditje finale.

“Pas vendimit për të rrëzuar Amiensin në League 2 pas vetëm 28 ndeshje të zhvilluara nga 38 të parapara, Amiens ka nisur peticion për të kërkuar drejtësi për këtë vendim që është kundër fer plejit sportiv. Amiens kërkon nga Liga e Futbollit të rishikoj vendimin dhe të bëjë zgjedhjen më fer: një Ligue 1 me 22 klube në edicionin 2020-21”, është thënë në komunikatë të Amiensit.

Po ashtu edhe Lyoni ka paralajmëruar padi ndaj vendimit të Ligës së Futbollit të Francës.