Edicioni i ardhshëm i Ligue 1 të Francës do të luhet nga 20 klube, ka konfirmuar të premten Federata e Futbollit të Francës (FFF). Kështu janë shuar të gjitha shpresat e Amiensit dhe Toulouses për të mbetur në kategorinë më të lartë.
Të dy klubet u larguan kur edicioni u ndërpre për shkak të COVID-19. Por ndërkohë Këshilli shtetëror, që është gjykata më e lartë administrative në Francë, ka suspenduar rënien e tyre, duke kërkuar nga liga franceze që të rimendojë formatin për edicionin 2020\21.
Të martën klubet e ligës franceze në mënyrë unanime votuan që Ligue 1 të numërojë 20 skuadra sa i ka pasur deri më tani. Të premten vendimi u konfirmua edhe nga FFF-ja.