Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ligue 1 me 18 klube, këtë vendim e përcjellë edhe Serie A

Ligue 1 është e para nga top 5 ligat evropiane që njofton se do ta reduktojë numrin e ekipeve nga 20 në 18 ekipe.

Këtë plan mund ta zbatojë menjëherë edhe elita e futbollit të Italisë. Në edicionin 2022/23, katër ekipe të Ligue 1 do të largohen nga elita dhe vetëm dy të tjera do të vijnë nga rangu i dytë i futbollit francez.

Serie A pati 16 apo 18 klube për disa vjet, ndërsa u rrit në 20 skuadra në edicionin 2004/05.