Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG kampion i Francës

Foto nga arkivi

Paris Saint Germaini është shpallur kampion i Ligue 1, pasi edicioni ka përfunduar për shkak të krizës së Covid – 19, ka njoftuar Liga e Francës (LFP) të enjten.

PSG-ja ka pasur epërsi prej 12 pikëve në krye të tabelës. Në vend të dytë ishte Olympique Marseille, në kohën kur edicioni është pezulluar si pjesë e masave të qeverisë franceze për të luftuar përhapjen e pandemisë, muajin e kaluar.

LFP-ja po ashtu ka shpallur Lorientin kampion të Ligue 2.

“Kemi vendosur që do të ketë dy promovime dhe dy rënie”, ka thënë Didier Quillor, shef ekzekutiv i Ligës së Francës, në një konferencë për shtyp.

Sipas Reuters kjo nënkupton se Amiensi dhe Toulouse do të largohen nga elita, ndërsa Lorienti dhe Lensi do të promovohen.

“Mund të ketë ankesa, por vendimet tona janë solide”, ka shtuar Quillot.

Edhe PSG-ja, Lensi e Lille në Ligën e Kampionëve Futboll 2 muaj më parë PSG-ja, Lensi e Lille në Ligën e Kampionëve

Sipas tij, LFP-ja ka kohë deri më 25 qershor që të dërgojë në UEFA emrat e skuadrave të kualifikuara për në Evropë.

Kryeministri i Francës ditë më parë deklaroi se ndeshjet e futbollit në këtë vend nuk do të luhen deri në shtator.