Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

L’Equipe: Paris Saint-Germain shpallet kampion në Francë

Paris Saint-Germaini do të shpallet kampion i Francës, pasi stinori në Ligue 1 nuk do të vazhdohet shkaku i masave kufizuese të qeverisë franceze për të parandaluar përhapjen e pandemisë COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur “L’Equipe”. Parisi ka një eprësi prej 12 pikëve ndaj Olympique Marseilles dhe një ndeshje më pak të zhvilluar. Shumica e klubeve kanë luajtur 28 nga 38 ndeshjet e mundshme.

Renditja aktuale do të merret si përfundimtare. Parisi, Marseille e rennes do të shkojnë në Ligën e Kampionëve, ndërsa Lille, Reims e Nice në Ligën e Evropës, në rast se finalja e Kupës së Francës nuk do të zhvillohet. Në finale gjenden Parisi e St. Etienne.

Nga liga do të bien Amiens dhe Toulouse. E nga Ligue 2 do të ngjiten në Ligue 1, Lorienti e Lensi. Bordi i LFP-së do ta bëjë zyrtare këtë në mbrëmje. 

Vendimi pritet të zyrtarizohet në mbrëmje. 

Ministrja e sportit e Francës, Roxana Maracineanu të enjten ka bërë thirrje që të mos vazhdohet stinori aktual i futbollit francez.